Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë
kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e
Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi
BALFIN është një nga grupet e
investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet
ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga
Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë,
Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci,
Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të
paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh,
turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të
Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të
dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Ndihmës Menaxher
Projekti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Ofron
ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe
ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Projektit. Ai është
përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në
projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit duke zbatuar me rigorozitet
kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë.
Detyrat dhe
Përgjegjësitë Kryesore:
- Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e
proceseve të projektit në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike duke
zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe të standarteve
të cilësisë;
- Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit
për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për
të raportuar ecurinë e proceseve;
- Monitoron realizimin e objektivave,
proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve,
ecurinë e punimeve dhe proceseve të përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për
mbylljen e punimeve duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar në mënyrë
të shkruar të gjithë informacionin e mbledhur;
- Përgatit raporte periodike në formatin e
standartizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve duke realizuar vizita në
terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;
- Përgatit draftin e shkresave zyrtare me
palët e zhvillimit, palë pronare etj.;
- Mbështet përgatitjen e dosjeve të
ndryshme tekniko - ligjore për proceset e projektit;
- Mbështet përgatitjen për prerjen e
faturave/penaliteteve për palët;
- Mbështet procesin e përgatitjes së
dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekimi;
- Bashkëpunon me shoqëritë dhe
departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekje teknike të projekteve
(këtë detyrë rast past rasti mund ta bëjë dhe duke përdorur ekspertë të jashtëm
kur nevoja apo ekspertiza e do);
- Kujdeset që cilësia e punimeve është
sipas standarteve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të
miratuara) duke mbikëqyrur dhe kontrolluar në mënyrë periodike ecurinë e tyre
në përputhje me standartet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit duke
bërë audite periodike;
- Bën evidentimin e problematikave në
kantier dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Projektit;
- Mbështet përgatitjen e grafikëve të
punimeve dhe monitoron realizimin brenda afateve të përcaktuara;
- Monitoron projektin nga marrja në
dorëzim e tij deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e
kontratatave të shitjes;
- Monitoron marrëdhëniet kontraktuale me
pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ato mund të kenë
ndaj investitorëve;
- Përgatit dhe menaxhon buxhetin e
projektit në rastet e nevojshme;
- Monitoron realizimin e projektit sipas
Biznes Planit dhe bën përditësimin e tij;
- Monitoron dhe dokumenton problematikat
me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizim të tij;
- Siguron dokumentimin e të gjitha fazave
të projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Ndërvepron me palët e përfshira për të
maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;
- Shikon vazhdimisht mundësi për
përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos për të
rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;
- Detyra të tjera që i ngarkohen nga
supervizori.
Requirements
Edukimi: Të zotërojë
diplomë universiteti në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri
Hidroteknike / Menaxhim
Kualifikime të tjera:
- Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e
proceseve të projektimit / ndërtimit;
- Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim
punimesh ndërtimi;
- Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit,
dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;
- Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të
ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe
klientët;
- Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe
përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;
- Të ketë nivel të lartë komunikimi dhe të shkruar të gjuhës shqipe
dhe angleze;
- Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT,
AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit
të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;
- Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të
projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;
- Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta
njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë
shpërndarë në mënyrë efikase.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor,
duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur
qëllimet e projektit.
- Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në
ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të
arritur objektivat e projektit.
Afati i aplikimit: 23/05/2025
Pas shqyrtimit do të
kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të
trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi
i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.